Djali i policit, infermier në Dubravë, detaje ekskluzive për “dilerin” që u arrestua në Istog

Një person është arrestuar dje në Istog pasi gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Burimet bëjnë të ditur se i arrestuari është L.Kuqi, infermier në burgun e Dubravës.

Ai është djalë i një zyrtari policor i pensionuar pak kohë më parë.

“Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendi të cilën e drejtonte i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike e llojit kokainë e cila ishte e ndarë në 31 copë të mbështjella në qese të vogla. Njësiti i antidrogës së PK-së (DHTN) ka bërë bastisjen e një dyqani dhe banesës së të dyshuarit ku në banesë është gjetur edhe një qese e substancës së dyshuar narkotike e llojit të njëjtë. Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe dollapët e të dyshuarit që i ishin në shfrytëzim personal në vendin e tij të punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Sasia e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram. Lidhur me rastin janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit Iphone 17 Pro, shuma e të hollave prej 3.475 (tremijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në raportin e policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit