Konvertimet fetare, gazetari Rexhepi pyet Gashin: Pse duhet me të pengu Ezani? (VIDEO)

Konvertimet fetare në Kosovë dhe arsyet që i shtyjnë qytetarët drejt këtyre zgjedhjeve ishin në fokus të emisionit “Ora 7”.

Gjatë diskutimit u ngritën pyetje mbi mënyrën se si perceptohen këto vendime në opinionin publik, si dhe nëse ato janë zgjedhje tërësisht personale apo ndikohen nga faktorë të ndryshëm shoqërorë.

Për këtë temë folën gazetari Agon Rexhepi dhe Arbër Gashi nga “Lëvizja për Rikthim”, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre mbi fenomenin.

Aty u fol edhe për çështjen e Ezanit për çka Gashi deklaroi:

“Prej një besimi i cili ushtrohet në mënyrën më fanatike të mundshme, uzurpohet hapësira publike, te Kuvendi ti ulesh me pi 1 kafe nuk ke qetësi kur vjen puna e Ezanit, përpara nuk ka qenë kështu”, deklaroi ai.

Gazetari Rexhepi pyeti:

“Nëse po flasim për lirinë edhe ndoshta për ta respektuar hapësiren, besimin ose mosbesimin e secilit prej qytetarëve, pse duhet me të pengu Ezani, që merr më shumë se 20 minuta kohë?”, theksoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit