Një shpërthim ka ndodhur brenda një lokali në qendër të Lezhës, rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë.
Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së dielës. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodhen në katin e parë të një pallati 5-katësh.









