Në “Prime”-in e mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, Shëndriti ka ndarë me publikun rrëfimin e tij të jetës, duke sjellë një histori të fortë dhe emocionale që preku audiencën.
Mes kujtimesh të vështira nga fëmijëria dhe sfidave të shumta, ai tregoi rrugëtimin e tij nga periudha të errëta drejt ndërtimit të vetes, duke theksuar se e kaluara nuk ka arritur ta pengojë në arritjen e qëllimeve dhe në jetën e tij.
Pas këtij rrëfimi, ai u surprizua nga njerëzit më të afërt, nëna, motra dhe mbesa, duke shtuar emocionet e momentit.
Gjatë tregimit, Shëndriti u ndal edhe te përjetimet gjatë luftës, duke kujtuar momentin kur familja e tij u detyrua të largohej nga shtëpia për shkak të forcave serbe dhe të strehohej për një periudhë në Kavajë.
Ai foli gjithashtu për përvojat e vështira në shkollë, ku sipas tij është përballur me bullizëm që në klasën e pestë, si dhe me episode të rënda dhune psikologjike nga bashkëmoshatarët, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në jetën e tij.
Në rrëfimin e tij, ai preku edhe një tjetër kapitull të vështirë, duke pohuar se gjatë gjimnazit ka përjetuar ngacmime të papërshtatshme nga një mësues, një përvojë që, sipas tij, është shoqëruar me frikë dhe pasiguri për një kohë të gjatë.
Shëndriti ndau edhe momentet më të bukura të jetës, duke përmendur hyrjen në televizion si një pikë kthese, si dhe emocionin kur u bë dajë.
Pasi ka treguar linjën e jetës, ai u surprizua nga nëna, motra dhe mbesa.
“Lidhjen me vëllanë dhe motrën e kam shumë të ngushtë. Momentin që kuptojmë që pushtuesit serbë vijnë në shtëpinë tonë, gjyshi na thotë: “Ju duhet të largoheni nga shtëpia dhe të merrni rrugën për në Shqipëri.” Marrim rrugën për në Kavajë, ku kemi qëndruar në një familje për dy muaj. Gjyshja ka thënë: “Shtëpinë time nuk e djegin pa më vrarë mua.” E ati i kanë thënë: “Nuk ta djegim se do vdesësh nga mërzia për njerëzit.”
Nga klasa e pestë për mua nisin ditët e errëta, sepse diellin që merrja përditë ma ndalën. Bullizimi ka filluar në klasë të pestë. Dhuratë për ditëlindje disa shokë klase më mbyllin në garazhdin e lagjes dhe brenda fusin një qen. Më vonë më vendosin në kosh të mbeturinave. Më mbyllin me kapak dhe ulen të tre mbi të. Këtë plagë e heshta. Në atë moshë tentoj të marr mendime të këqija për veten time. Nuk e di pse e mallkoja veten dhe thoja pse s’kam forcë të përballem me ta.
Në shkollën e mesme fillojnë ngacmimet seksuale nga profesorët. Ai tashmë nuk jeton më. Në vitin e parë të gjimnazit më thotë: “Dil jashtë.” Unë dal dhe pa arsye më thotë: “Largohu nga klasa.” Dal nga klasa dhe shkoj në tualet. Ai vjen pas meje, zhvishet dhe më tregon organet gjenitale. E takoj pas katër ditësh, më del para dhe më thotë: “Atë që pe ti mos e fol me njeri. Vazhdo jetën sepse ne jemi burra.” Gjatë ndryshimit nga shkolla më ka përndjekur. Kam pasur frikë nga çdo korridor, nga çdo cep. Nëse sot e kisha përballë i thoja: “Ke tentuar të më marrësh fëmijërinë, por nuk ia ke dalë. Unë jam Shëndrit Lumi dhe unë kam lindur për të shndritur.”
Momenti më i bukur për mua ka qenë kur hyj në TV, dhe për këtë e ka fajin shoqja ime Saranda. Një moment tjetër ka qenë kur motra më jep titullin dajë. I ka pikat e dobëta të jetës. Ky është një rrëfim suksesi për mua”, tha ai.









