Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës nesër në orën 09:00.
Grupi Parlamentar i LVV-së e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend.
Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në orën 08:00, ndërsa në rend dite do të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Burime të Gazetës bëjnë të ditur se deputetëve u është dërguar mesazh me të cilin janë njoftuar për mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.








