Shkruan: Ismet Haziri
Ramush Haradinaj dhe familja Haradinaj janë ndër ato familje që i kanë dhënë shumë Kosovës. E kaluara e tyre në luftë nuk është vetëm e bujshme, por mbi të gjitha e dhimbshme dhe e mbushur me sakrificë.
Edhe nëse dikush mundohet ta mohojë kontributin e Ramushit, një gjë nuk mund të mohohet kurrë: ai nuk e ka pasur të lehtë. Nuk është e lehtë ta bartësh në krah vëllanë tënd të rënë për liri, Shkëlzenin, drejt altarit të lirisë. Nuk është e lehtë të jetosh me plagët e luftës, plagë që nuk janë vetëm në trup, por edhe në shpirt.
Plagët e Ramushit janë plagë të luftës për lirinë e Kosovës. Janë plagë të UÇK-së. Janë plagë të çdo dere shqiptare që ka përjetuar humbje, dhimbje dhe sakrificë për këtë vend.
Sot, kur dikush merr guximin të fyejë dhe të shajë këto plagë, dhe nëse ky popull hesht e nuk reagon, atëherë duhet ta dimë mirë: robëria nuk është larg.
Sepse liria nuk është vetëm një fjalë — është gjak, është dhimbje, është sakrificë. Dhe ata që nuk e respektojnë këtë, nuk meritojnë as të dëgjohen, e as të shkruhen.
Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero i Kosovës, pavarësisht se çfarë thuhet apo shkruhet.









