Legjenda e futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë.
“Dardanët” nuk arritën të realizojnë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, pas një humbjeje minimale 0-1 nga Turqia.
Megjithëse Shaqiri nuk bëri ndonjë postim gjatë ndeshjes, vëmendja e tij u vu re nga bashkëlojtari Bernard Berisha, i cili publikoi një foto duke konfirmuar praninë e yllit të Baselit në Prishtinë.
Kosova, që nga viti 2025, ka bërë një përparim të dukshëm dhe tani synon të zërë një nga dy vendet e para në Ligën e Kombeve, me qëllim të sigurojë një vend në vazon e dytë për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028.
Shaqiri, nga ana tjetër, është pensionuar nga Kombëtarja e Zvicrës, por vazhdon të japë kontributin e tij maksimal për skuadrën e Baselit.









