Bardakci: Mësova diçka të re mbrëmë, një turk s’ka mik përveç një turku tjetër

Mbrojtësi i kombëtares së Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka komentuar atmosferën e krijuar para dhe gjatë ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës kundër Kosovës, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bardakci luajti tërë 90 minutat në këtë takim të rëndësishëm, duke kontribuar në fitoren e ngushtë 1-0 të Turqisë, që i siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026.

Ai theksoi se skuadra turke është e lumtur për arritjen historike dhe tregoi optimizëm për sfidat që i presin në turneun më të madh botëror.

“Mësova diçka të re mbrëmë. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, ka deklaruar Bardakci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit