Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u shpreh i mërzitur pas humbjes ndaj Turqisë.
Muriqi, i cili u pa në lot pas përfundimit të ndeshjes, tha se do të donte që ta udhëhiqte kombëtaren e Kosovës në Kupën e Botës në SHBA, por që fati nuk e deshi, shkruan Insajderi.
“Shumë vështirë se, kemi luftu prej ditës së parë deri këtu. Po më kujtohet kundër Zvicrës kur ja nismë me humbje thellë dhe menduam që s’ka kthim. Pastaj nisëm me fitore… Unë edhe mrenda ju thashë, jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi, kisha pasë qef me e udhëheq ekipin në Amerikë por ja që fati këso here nuk e deshi. Unë nuk e di a jam, por lojtarët e ri kanë shumë potencial dhe Kosova në një kohë të shkurtër ka me arritë me lu në një kompeticion të madh. Jemi munduar dhe kemi pasur shumë raste, nuk po e di dhe nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shteti”, deklaroi Muriqi.









