Duka me mesazh emocional para ndeshjes: Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje për Kombëtaren e Kosovës para sfidës së radhës kundër Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar lidhjen e fortë mes dy kombëtareve shqiptare, pavarësisht ndarjes në përfaqësim.

“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë!”, ka shkruar Duka, duke përcjellë një mesazh uniteti dhe motivimi.

Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila po synon rezultate historike në arenën ndërkombëtare dhe kualifikimin në Kupën e Botës.


Mesazhi i Dukës po shihet si një mbështetje e hapur dhe simbolike që tejkalon kufijtë sportivë dhe forcon ndjenjën e përbashkët kombëtare.

Postimi i tij është pritur pozitivisht nga tifozët, të cilët e kanë shpërndarë gjerësisht, duke e parë si një thirrje për unitet dhe përkrahje ndaj “Dardanëve” në sfidat vendimtare që i presin.

Ndryshe, ndeshja finale ndaj Turqisë është paraparë të zhvillohet sonte (e martë) në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit