Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërtimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Osmani kishte kërkuar vlerësim të të “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese”, përkatësisht në mes saj dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Kosovës” në
Ajo po ashtu kishte kërkuar nga Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme në zbatimin e afateve ligjore lidhur me fillimin e mandatit të një anëtari të KQZ-së, që nuk ishte emëruar për shkak të paqartësive kushtetuese.
Kushtetuesja ka shpallur kërkesën e Osmanit të papranueshme. Ka refuzuar edhe kërkesën për masën e përkohshme.
Dilema kushtetuese, siç kishte thënë kabineti i presidentes Osmani, është për shkak se partitë kanë bërë më shumë propozime sesa që parasheh Kushtetuta.









