Prokuroria Speciale: Gashi dyshohet për nxitje të përçarjes e mosdurimit, dëmtoi e ndryshoi të vërtetën e luftës


Prokuroria Speciale e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që “urgjentisht” të mbledh informata dhe provave relevante lidhur me Shkëlzen Gashin, autorin e një ekspozite me pasaktësi për masakrat gjatë luftës në Kosovë.

Ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pas ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” e cila pasqyroi informata të pasakta mbi masakrat në Kosovë dhe e cila ishte e bazuar në librin e Shkëlzen Gashit.

Urdhri i Prokurorisë Speciale:

URGJENT

POLICISË SË KOSOVËS

Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda –
Në bazë të nenit 83 par. 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPK), parashtroj këtë:

AUTORIZIM
PËR GRUMBULLIM TË INFORMATIVE DHE PROVAVE TË NEVOJSHME

Sipas provave materiale dhe raportimeve të publikuara në media nga ana e të dëmtuarve në masakrën e Dubravës, dhe masakrat tjera të ndodhura në Kosovë, e po ashtu edhe nga raportimet e qytetarëve, të cilët kanë qenë të dëmtuar dhe viktima të këtyre masakrave, Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e tij publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos durim me qytetarëve tanë duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare në Kosovë, e që konsiderohet se me këto veprime i dyshuari ka përmbushur elementet e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 të KPK-së.

Andaj, Prokurori i shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të gjendjes faktike dhe sigurimit të provave tjera në këtë rast penal,

AUTORIZON

Zyrtarët policor, nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që të ndërmarrin MENJËHERË të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen informative dhe provave relevante duke e sqaruar se cila ka qenë arsyeja e veprimeve të dyshuarit, si dhe të sigurojnë edhe prova tjera në bazë të cilave pastaj do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme.

Në veçanti, të sigurohet menjëherë prezenca e të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit duke sqaruar veprimet e tij, dhe nga i ka siguruar burimet e informatave të cilat edhe i ka publikuar e të cilat duket të jenë të pavërteta.

Pas mbledhjes së informatave dhe provave relevante, dhe pas analizimit të tyre, autorizoheni që në konsultimin me Prokurorin e rastit, të merren në pyetje dëshmitar potencial, i dëmtuari si dhe të dyshuarin/t tjerë, e po ashtu të ndërmerren edhe veprime tjera me qëllim të hetimit të suksesshëm të kësaj çështje penale-juridike.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, duke u bazuar në nenin 83 par. 3 të KPRK-së, obligoheni që prokurorit të çështjes t’i paraqitni raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra, brenda një afati sa më të shkurtër kohor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit