“Hipokrizi” – Deliu Kodra – Gërvallës: MPJ ia jep rreth 15 mijë për një libër e pastaj thoni se pasaktësitë e dëmtojnë kauzën ndaj Serbisë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka folur në lidhje me deklaratën që sot ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka dhënë në lidhje me ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit, e për çka tha se “dëmton kauzën kundër Serbisë”.
Në lidhje me këtë, Deliu ka thënënë se është “hipokrizi”.

“Ministria e Punëve të Jashtme jep 14,999 euro për një libër, e promovon dhe e shpërndan, pastaj ministrja Gërvalla del e thotë se pasaktësitë e dëmtojnë kauzën ndaj Serbisë. Kush i financoi këto pasaktësi? Kush i nënshkroi? Ky është dështim institucional dhe kërkon përgjegjësi”, ka shkruar ajo.


Deliu-Kodra ka thënë se duhet të hetohet plotësisht se kush e ka propozuar projektin, kush e ka verifikuar përmbajtjen dhe kush e ka marrë vendimin për financim.

“Me të vërtetën e luftës nuk luhet, dhe për këtë dikush duhet të japë llogari”, ka shtuar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit