Fadil Muriqi parashikon rezultatin final Kosovë – Turqi, befason gjithë opinionin

Përballja Kosovë – Turqi ka ndezur atmosferën kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët dhe me padurim e presin përballjen historike.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror.

Finalja e play-off-it luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku i madh e i vogël janë në drithërimë, sepse fitorja e Kosovës është jetike dhe historike për faktin se e dërgon në Kampionatin Botëror që mbahet gjatë verës në SHBA, Meksikë e Kanada.

Kosova kurrë më afër qëllimit të saj. Gjithçka do të vendoset të martën, më 31 mars, në orën 20:45, kur luhet përballja Kosovë – Turqi.

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, që ka kohë që jeton e vepron në Australinë e largët, me padurim e pret përballjen e së martës.

Muriqi, i njohur si “Maradona i Kosovës”, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, ku me golat e tij tronditi klubet e ish-Jugosllavisë si Partizanin e Beogradit, Dinamon e Zagrebit, Velezhin e Mostarit, Sarajevën, Hajdukun e Splitit etj.

Fadil Muriqi tha se është ndeshje historike, por nuk do të jetë lehtë ndaj turqve.

“Kjo është një ndeshje historike për Kosovën.

Nuk do të jetë lehtë që ta mposhtim Turqinë, por lojtarët tanë kanë arritur formë të mirë në momentin e duhur.

Kanë një konfidencë të lartë duke marrë parasysh edhe atmosferën në ‘Fadil Vokrri’.

Shpresoj që do t’ia dalin dhe të festojmë të gjithë së bashku”, tha Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Legjenda e futbollit tonë tha se kurrë nuk kemi qenë më afër historisë:

“Kurrë nuk kemi qenë më afër Kampionatit Botëror.

Këtë e dinë edhe djelmoshat tanë se çka do të thotë të jesh pjesë e këtij botërori.

Me fat djelmosha dhe çdo gjë është në duart tuaja”.

Muriqi ka parashikuar edhe rezultatin ndaj Turqisë:

“Presim fitore historike me rezultat 2:1.

Ju dëshiroj fat”, përfundoi Muriqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit