KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, një pjesë e konsumatorëve kanë mbetur pa rrymë.
Në njoftimin e KOSTT’it thuhet se si pasojë e shembjes së dheut është prekut rrjeti transmetues.
Njoftimi i plotë:
KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.
Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.
Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.









