Një rast i dyshimtë i zhdukjes së një veture është raportuar në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku në qendër të dyshimeve janë dy persona që kishin marrë veturën me qira.
Ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 në parkingun nr. 25 të aeroportit, ku sipas informatave është zhdukur një veturë e tipit Golf VIII me ngjyrë hiri.
Sipas pronarëve të veturës, G. dhe B.V, automjeti ishte dhënë me qira tek një qift nga Shqipëria.
Palët, sipas deklarimeve, ishin marrë vesh që vetura të lihej në parking dhe çelësat të vendoseshin te goma, por kur pronari ka shkuar për ta marrë, nuk e ka gjetur më veturën.
Rasti është raportuar në Polici dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar si “Shënim zyrtar”.
Ndërkohë, vetura është futur në listën e kërkimit (stop listë), ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit.









