Pas një pritjeje prej 24 vitesh, Turqia është pranë rikthimit në Kupën e Botës, duke kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni drejt rindërtimit të skuadrës. Suksesi i fundit lidhet me një brez të ri lojtarësh të talentuar, ku spikasin emra si Arda Gyler dhe Jilldız, të mbështetur nga eksperienca e futbollistëve si Hakan Çalhanoglu.
Përfaqësuesja turke përballet me Kosovën në një transfertë që konsiderohet e vështirë. Edhe pse një ekip më i vogël në përmasa, Kosova ka në përbërje lojtarë që aktivizohen në nivele të larta të futbollit europian, duke e bërë këtë ndeshje një provë serioze për Turqinë.
Mesfushori i Realit të Madridit, Arda Gyler, theksoi rëndësinë e këtij objektivi për skuadrën dhe vendin e tij:
“Objektivi ynë kryesor është kualifikimi në Kupën e Botës. Duam t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur. Nuk kam lindur kur Turqia mori pjesë për herë të fundit në Botëror, por e di sa shumë do të thotë për vendin tonë. Pas eliminimit nga Kampionati Europian, fokusi ynë i vetëm është kualifikimi. Është një ëndërr për ne”, u shpreh ai.
Në prag të sfidës, shqetësimi kryesor për Turqinë mbetet gjendja fizike e Hakan Çalhanoglu. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë, duke mos arritur ta përfundojë takimin për shkak të një problemi në pulpë. Gjendja e tij do të vlerësohet në vijim, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të jetë në dispozicion për përballjen me Kosovën.









