AAK: Do t’i kërkojmë llogari Haxhiut për sqarim të plotë se mbi çfarë kriteresh është bazuar vendimi për financimin skandaloz të ekspozitës së Shkëlzen Gashit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar ashpër ekspozitën skandaloze të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi në Prishtinë.


Në komunikatën e lëshuar, AAK tha se Gashi me vetëdije të plotë ka tentuar të shtrembëroj të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në luftën e fundit.

“Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e AAK-së.


Grupi Parlamentar i AAK-së paralajmëroj se do t’i kërkoj llogari kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu se mbi çfarë kriteresh është bazuar vendimi për financimin e kësaj ekspozite.

Komunikata e plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër ekspozitën në Prishtinë e cila me vetëdije të plotë tenton të shtrembërojë të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në luftën e fundit.

Përpjekjet për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e kryera ndaj popullit shqiptar janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre. Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera.

Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do t’i kërkojë llogari Kryetares së Kuvendit për sqarim të plotë se mbi çfarë kriteresh është bazuar vendimi për financimin skandaloz të kësaj ekspozite.
Përgjegjësit për këtë akt të papranueshëm duhet të thirren në përgjegjësi.

Në fund, theksojmë se autori i kësaj ekspozite, Shkelzen Gashi është ish-këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti, çka e bën edhe më shqetësues faktin që narrativa të tilla janë promovuar edhe nga individë që janë pjesë e strukturave të Qeverisë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit