Protagonistë të Kombëtares shqiptare ende shfaqin dhimbjen për eliminimin: Ëndrra ndaloi, por jo dashuria për fanelën kuqezi

Pas eliminimit të kombëtares shqiptare në raundin e play-offit ndaj Polonisë, futbollistët kuqezi nuk e fshehën dëshpërimin, ndërsa një pjesë e tyre zgjodhën të mos flisnin menjëherë për mediat pas ndeshjes.

Fërshëllima e fundit e gjyqtarit Anthony Taylor shënoi fundin e ëndrrës për kualifikim, duke lënë lojtarët të zhgënjyer pas sfidës.

Elseid Hysaj ishte një prej atyre që fillimisht heshti, por një ditë më vonë reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ëndrra ndaloi, por jo dashuria për këtë komb, për këta tifozë, për këtë fanelë”, shkroi Hysaj, duke marrë mbështetje edhe nga bashkëlojtarët e tij në komente.

Reagim pati edhe nga Myrto Uzuni, i cili edhe gjatë deklarimit për media nuk arriti ta fshehë emocionin dhe trishtimin.

“Ndonjëherë futbolli të jep gëzime të mëdha e ndonjëherë të thyen zemrën”, shkroi Uzuni në Instagram Story, duke shtuar:

“dje ishte një nga ato netë që do të donim të harronim, por nuk mundemi. Ëndrra jonë për Botërorin dhe dhimbja është e madhe. Kjo kombëtare na bëri të besojmë, na bashkoi, na dha emocione që nuk përshkruhen me fjalë. Nga fillimi deri në fund kemi dhënë çdo gjë, në çdo sakrificë, në çdo moment kemi mbrojtur flamurin. Por sot jemi të mërzitur, por mbi të gjitha jemi krenarë sepse kjo fanelë nuk është thjesht futboll, është zemër, është flamur, është identitet. Ëndrra mbaroi për këtë herë…por dashuria për Kombëtaren nuk mbaron kurrë. Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kombëtarja”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit