Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi

Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa masë penale, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi për A2 CNN.

Sipas vendimit të gjykatës, katër shqiptarët, janë liruar pa asnjë masë penale, dhe u janë sekuestruar telefonat celularë me të cilët janë realizuar videot.

Gjithashtu Hysi sqaron se do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave.

Autoritetet serbe kanë pretenduar se videot e realizuara përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit