Media e madhe italiane provokon Edon Zhegrovën për Kosovën

Futbollisti Edon Zhegrova nuk ka pas as një minutë lojë në fitoren e Kosovës me rezultat 4:3 në përballjen me Sllovakinë, ku siguruan finalen në play-off për një vend në Kampionatin Botëror.

“Kosova shkëlqen pa yllin e saj: Zhegrova i Juventusit zero minuta në ndeshjen e Bratisllavës.

Vetëm në stol për lojtarin bardhezi, i cili në mars ka luajtur vetëm 20 minuta”, shkruan media e madhe italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Edon Zhegrova mungoi në minutat me kombëtaren.

Sulmuesi i Juventusit mbeti në stol gjatë gjithë ndeshjes kundër Sllovakisë dhe ishte vetëm spektator në fitoren e jashtëzakonshme 4:3 të Kosovës në Bratisllavë.

Ai është ylli i vendit të tij dhe lajmi brenda lajmit është se bashkëlojtarët e tij arritën ta kompensojnë mungesën e tij: ëndrra për të arritur në Kupën e Botës mbetet ende gjallë, pavarësisht mungesës së “Messit të Ballkanit””, shkruan më tej.

“Për Juventusin, kjo është pjesë e historisë së tij aktuale.

Nuk ka arsye teknike pas mosaktivizimit të tij me kombëtaren, por më tepër një gjendje fizike e pasigurt: në Torino, lojtari ka punuar që nga ardhja e tij për t’u rikthyer në formën optimale, pas problemeve në ijë që e kanë ngadalësuar vitet e fundit.

Me mbështetjen e stafit të tij, Zhegrova kaloi një pjesë të madhe të kohës te Juventusi duke u fokusuar në fizioterapi, me përfshirje gjithnjë e më të madhe në stërvitje fizike.

Ky trend ndryshoi në mes të sezonit, megjithëse vazhdoi stërvitjet shtesë të forcë dhe ai u rikthye rregullisht në fushë.”, shkruan media italiane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit