Media spanjolle: UEFA dënon rëndë Cërvena Zvezdën, përmendet edhe Kosova

UEFA ka humb durimin me Cërvena Zvezdën e Beogradit dhe shikuesit e saj më provokues në Evropë po ashtu me sjelljet e tyre skandaloze pothuajse në çdo ndeshje, ku përdorin gjuhë të ultë ndaj Republikës së Kosovës.

“UEFA gjobit Cërvena Zvezdën me 95,500 euro.

Në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Europa League kundër ekipit francez Lille, klubi u gjobit për hedhje objektesh, ndezje flakadanësh dhe shfaqje mesazhesh të papërshtatshme.

Ndërkohë, edhe Lille ishte ndëshkuar rëndë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë.

UEFA sapo ka dhënë një gjobë të rëndë për Cërvena Zvezdën, si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Europa League kundër Lilles më 26 shkurt në stadiumin e ekipit serb”, shkruan sot media spanjolle “Mundo Deportivo”.

“Gjobë totale arrin në 95,500 euro, nga të cilat 40,000 euro janë për “transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, si dhe për dëmtimin e reputacionit të futbollit dhe veçanërisht të UEFA-s.

Gjatë ndeshjes, tifozët serbë shfaqën një portret të Shën Simeonit, themeluesit të shtetit serb në shekullin e 12-të.

Shfaqja përkoi me ditën e festës së tij. Në banderolë shkruhej gjithashtu: “Udhëzoftë besimi ynë drejt fitores”.

Përveç kësaj, UEFA e gjobiti klubin serb me 17,000 euro për përdorimin e flakadanëve dhe 10,500 euro për hedhjen e objekteve. Dënimi u plotësua me edhe 28,000 euro shtesë për bllokimin e hyrjeve në tribunë.

Vlen të theksohet se klubi francez LOSC Lille ishte gjobitur tashmë me 89,000 euro në ndeshjen e parë më 19 shkurt.

Nga kjo shumë, 15,000 euro erdhën si pasojë e një mesazhi politik të shfaqur nga tifozët francezë gjatë ndeshjes. Konkretisht, një banderolë me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë — diçka që edhe vetë Cërvena Zvezda e pranoi duke publikuar një fotografi në faqen e saj zyrtare.

Ky konsiderohet përmbajtje joshportive, plotësisht e ndaluar nga UEFA, dhe ndëshkohet sipas rregulloreve disiplinore të saj.

Klubi francez u gjobit gjithashtu me 40,000 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e objekteve.


Dënimi u plotësua me edhe 24,000 euro shtesë për bllokimin e hyrjeve në sektorin e tifozëve”, shkruan media spanjolle.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit