Kapiteni i Sllovakisë nuk i beson syve, ja si reagon ndaj Kosovës…

Francesco Calzona, selektori i Sllovakisë, as në tokë e as në qiell pas humbje në Bratisllavë, me rezultat 4:3 nga Kosova.

Djelmoshat e Kosovës kualifikohen në finalen e play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll, ndërsa Sllovakia paketoi valixhet për në shtëpi,

“Jam shumë i zhgënjyer.

U ngadalësuam nga goli në 2:2, të cilin e pësuam në fillim të pjesës së dytë menjëherë pas goditjes sonë nga këndi.

Duhet ta kishim trajtuar më mirë.

Bëmë disa gabime, por nuk kam asgjë për të fajësuar ekipin.

Ekipi bëri më të mirën për një rezultat të suksesshëm.

Është për të ardhur keq që Leo Sauer pësoi një dëmtim muskulor në fund të pjesës së parë”, tha selektoi i Sllovakisë.

Stanvis Lobotka, kapiteni i Sllovakisë, i tronditur tha:

“Është për të ardhur keq. E dinim se çfarë do të luante Kosova, u dhamë gola.

Krijuam raste, por gabimet e panevojshme na kushtuan ndeshjen. Më vjen shumë keq”.

Lukash Haraslín, pas ndeshjes tha: “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer.

Është e vështirë për mua të gjej fjalë.

Hymë mirë në ndeshje, bëmë atë që duhej.

E nisëm pjesën e dytë shkëlqyeshëm, por më pas pësuam një gol për ta bërë rezultatin 2:2 dhe pastaj ishte keq”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit