Kosova ka potencial më të madh se sa tregon renditja aktuale në FIFA, ka thënë eksperti sllovak i futbollit, Ladislav Borbely, në një intervistë për mediumin sllovak “Pravda”.
Aktualisht, Kosova zë vendin e 79-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Sllovakia ndodhet në vendin e 44-t. Borbely theksoi se pozita në ranglistë nuk pasqyron fuqinë reale të ekipit kosovar.
“Dy ekipet janë të balancuara në kuptimin e vlerës, dy apo tre milionë nuk bëjnë dallimin. Jemi më mirë në ranglistën e FIFA-s, por kjo nuk tregon shumë. Kosova është në rritje të madhe. Pozita e saj është larg prej përfaqësimit të forcës momentale. Është shumë më e madhe, e ngjashme me tonën”, tha Borbely.
Sllovaku shtoi se ka studiuar Kosovën dhe ka nxjerrë përfundime interesante:
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentalitetit gjerman. Falë përzgjedhësit Franco Foda ia doli të bëjë përmirësime në elementet natyrale, që ia mundësojnë të konkurrojë në nivelin evropian”.
Eksperti i njohur vuri në dukje se Kosova ka lojë të racionale dhe zgjedh situatat me pragmatizëm. Ai e cilësoi lojën e ekipit stabil dhe nuk pret që futbollistët të hyjnë në ndeshje me emocione të tepruara, duke shtuar se përzgjedhësi Foda do të kujdeset për këtë.
Borbely gjithashtu shprehu shpresën që shqiponja dykrenare e Kosovës të mos fluturojë mbi Bratislavë, duke theksuar se është e vështirë të parashikohet favoriti i ndeshjes.









