Krim tronditës në Roskovec: 80-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas veten, zbardhen detaje nga familja

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë brenda familjes që ndodhi në Roskovec, ku i moshuari vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas burimeve policore djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga shikimi i kamerave të sigurisë.

Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qenë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit: “Pse u hedh pleh patateve?!”


Konflikti banal ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit. Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë, shkruan A2CNN.

Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet, dhe më pas policinë. Po sipas burimeve policore , arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur nën tokë që nga 97- a, pasi ishte me dhe, ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit teksa është vetëvrarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit