Real Madrid raportohet se ka bërë një gabim të rëndë mjekësor gjatë vlerësimit të sulmuesit francez, Kylian Mbappe, duke ekzaminuar këmbën e tij të shëndetshme të djathtë, në vend të asaj të lënduar të majtë.
Sulmuesi 27-vjeçar u frustrua dhe u detyrua të udhëtonte drejt Parisit për të kërkuar ndihmë nga ekspertë, me qëllim të shmangies së një ndërhyrjeje të madhe kirurgjikale.
Sipas gazetarit francez Daniel Riolo në programin After Foot të RMC Sport, gjigantët spanjollë bënë një gabim monumental gjatë vlerësimit fillestar të problemeve fizike të Mbappes. Miguel Angel Diaz nga COPE konfirmoi këto pretendime:
“Real Madrid, në diagnozën fillestare, gaboi për gjurin. Në vend që të ekzaminonin të majtin e Mbappes, u ekzaminua i djathti.”
Kjo neglizhencë bëri që Mbappe të vazhdonte të luante me dhimbje, pa ditur shkallën reale të lëndimit.
Pasi nuk gjeti përgjigje të saktë në Madrid, sulmuesi iu drejtua specialistit Bertrand Sonnery-Cottet në Francë. Mjeku konfirmoi se puna e kryer në Madrid ishte e pamjaftueshme dhe riktheu fokusin te gjuri i majtë, duke hartuar një protokoll të veçantë për forcimin e muskujve, që i lejoi Mbappe të shmangte operacionin.









