Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Liridon Fetahut, i cili kërkohej nga autoritetet daneze për vrasje dhe lëndime të rënda trupore.
Kështu e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
27-vjeçari u arrestua të hënën në Veternik të Prishtinës nga njësia “FAST Kosova” në bashkëpunim me njësitë tjera relevante.
Fetahu ishte në listën “EU Most Wanted” dhe kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar “Red Notice”.









