E dyshuara për vrasjen në Majac gjendet e plagosur rëndë

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e rëndë në Majac, ku njësitë e FIT-it kanë lokalizuar të dyshuarën për vrasje.

Sipas informacioneve, e dyshuara është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes pas kryerjes së krimit.

Ajo është nxjerrë nga objekti ku ishte barrikaduar dhe i është ofruar ndihma e parë nga ekipet emergjente, para se të transportohej për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë hasur edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa një viktimë ka humbur jetën dhe ende nuk është identifikuar.

Policia dhe njësitë relevante janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit