“Nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë”, Kurtit i rikthehet deklarata që zotohej për heqjen e xhipave qeveritarë

Kryeministri Albin Kurti deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me çështjen e naftës. Në media është publikuar një foto të çmimit të naftës, që shkon 1.71 euro për litër, të realizuar në pompën e derivateve ‘Ex Fis’, kompani e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë”, thuhet në deklaratën e Kurtit në ‘Facebook’ më 2018-ën.

Kurti më tej thoshte se po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë “ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën”.

Në anën tjetër, zotohej se me qeverisjen e LVV në të ardhmen, “lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari”.

Megjithatë, as nuk po ndodh lirimi i naftës për bujqit e as s’po hiqen xhipat e shtrenjtë.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë deputetja e LDK’së, Janina Ymeri, e cila e ka cilësuar “rekord të ri” çmimin e lartë të litrit të naftës.

“Rekord i ri! Njeriu i njejtë, vetëm nga kritika në nivel të ri të çmimit”, ka deklaruar Ymeri.

Qeveria ende s’ka ndërmarrë asnjë veprim për zbutjen e rritjes së çmimit të produkteve të naftës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit