Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka folur edhe për gjyqin që po ndodh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Diplomati gjerman ka thënë se Gjykata funksionon me ligjet e Kosovës dhe ka thënë se e përcjellin procesin e gjykimit.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të respektojnë vendimin e Gjykatës, cilido që të jetë ai.
“ Siç ju e thatë, Dhomat Speciale janë institucione të posaçme që funksionojnë me Ligjin e Kosovës. Normalisht që i përcjellim këto procedura, cilido të jetë rezultati, qoftë nëse ka dënime apo lirime nga akuza, do të ju kërkoja të gjithëve që ta pranojnë vendimin e një gjykate të pavarur”, ka deklaruar ai në një intervistë në RTK.









