Para përballjes me Kosovën, Sllovakia bën ndryshime të tjera

Sllovakia ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës, por më pas ka ndodhur një ndryshim në përbërje.

Mbrojtësi Lubomir Shatka ishte përfshirë fillimisht në listë, por të premten u konfirmua se ai nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi në shputë. Shatka pritet t’i nënshtrohet një operimi të hënën.

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka vendosur ta zëvendësojë Shatkën me Davir Krçikun, i cili aktivizohet te Viktoria Plzen.


Përfaqësuesja e Sllovakisë do të grumbullohet të dielën për përgatitjet për ndeshjen kundër Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit