Në Washington, të premten është zhvilluar një takim ndërmjet zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Takimi u mbajt në selinë e DASH-it rreth orës 11:15 sipas kohës lokale dhe ishte i mbyllur për media.
Sipas njoftimit të agjendës ditore të DASH-it, Hanrahan, në cilësinë e zyrtarit të lartë të Byrosë, priti Sorensenin, pa dhënë detaje shtesë mbi temat e diskutuara gjatë takimit.
Vizita e Sorensenit në Shtetet e Bashkuara pason dakordimin e fundit me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.









