Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e presidentit.
Ai ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sa i përket presidentit, jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore e durim politik. Jam optimist për të ardhmen”, tha Kurti.









