“Rasti Kiqina”/ Skënder Halilaj tregon kush ka ‘gisht’ në vra’sjen e Hamëz Hajrës me familje – Ai nuk u v’ra për patriotizëm – Kjo është arsyeja!

Rasti i njohur si, “Rasti Kiqina”, ka ndodhur në Komunën e Drenasit, në vitin 2001 ku pesë anëtarë të familjes Hajra janë vrarë gjatë kthimit nga një dasmë në fshatin e tyre në Drenas.

Për këtë rast u dënua edhe Skender Halilaj me 30 vjet burgim i cili u akuza kinse për pagesë të vëllezërve Ramadani e Kiçina për vrasjen e Hamëz Hajrës dhe familjes së tij.

Skender Halilaj, i cili është liruar pas disa vitesh burgim, sot rrëfehet ekskluzivisht për GazetaKosova.net se çfarë ndodhi në të vërtet, ku ishte ai në momentin e vrasjes së Hamëz Hajrës dhe familjes së tij.

“Hamëzen nuk e ka vra për patriotizëm askush, Hamzën e ka vra direkt paraja e Serbisë. Hamza ka qenë dëshmitarë i gjallë i masakrave në Drenicë”, shprehet në këtë intervistë Halilaj.

Ai tregon se Hamza ka qenë pjesëmarrës në disa masakra në Kosovë, si në Poklek, masakrën e Deliajve në Obri, ne Çirëz dhe Likoshan, duke shtuar se e ka ditur me emër e mbiemër secilin serbë se çfarë masakra ka bë.

“Ky me qenë i gjallë ka qenë më i dobishëm për UÇK-në, sesa që është vra”, shton tutje ai.

Halilaj tutje shton se Fadil Syloviqi ka qenë koka e montimit të këtij rasti.

Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina u dënuan me 30 vjet burg, Jeton Kiqina me 16 vjet dhe Blerim Kiqina me 11 vjet.

Në vitin 2017 presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që me dekret t’ua falë dënimin vëllezërve Ramadani dhe Arben Kiqinës.

Më 20 gusht 2001, Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, i biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina kishin mbetur të vrarë në një rrugë në mes të fshatit Baicë dhe Tërstenik në Komunën e Drenasit, gjersa po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre në Drenas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit