“Jemi të shokuar”, flet vëllai i Istref Zekajt që vdiq tragjikisht në Vjenë: Ka lënë pas dy vajza të vogla

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi.

Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj.

Lidhur me këtë ka folur Izet Zekaj, vëllai i njërit prej viktimave, Istref Zekaj.

Izet Zekaj në lidhje të drejtpërdrejtë ka thënë se familja është e shokuar nga rasti, dhe se, i ndjeri ka qenë 46 vjeçar.

‘‘Vëllai ka qenë duke punuar në Vjenë, dhe mbrëmë kemi marr lajmin se gjatë punimeve një objekt nga skelet, nga pllaka nalt ka devijuar dhe të gjithë ka rënë në tokë. I ndjeri [ka qenë] 46 vjeçar. Vëllai jonë ka punuar atje për rreth 20 vite. Gjendja e familjes është e shokume, shume e shokume, e dhimbshme. Vëllai ka qenë i martuar, ka lënë dy vajza të vogla, një 8 vjeçare dhe një 4 vjeçare. Në Vjenë janë 3-vllazni, kanë qenë duke jetuar afër’’, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit