Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për një ngjarje tragjike në Austri, ku disa persona kanë humbur jetën, ndërsa tre prej viktimave janë identifikuar si shtetas të Kosovës.
Në një postim në Facebook ka shkruar se lajmi për vdekjen e tyre ka qenë tronditës.
“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar ai.








