Sportingu i Lisbonës përmbys Bodo/Glimt dhe kualifikohet në çerekfinale

Sportingu i Lisbonës ka arritur një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e garave evropiane, duke eliminuar FK Bodo/Glimt pas një fitore bindëse 5-0 pas vazhdimeve, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Champions League.

Skuadra portugeze e kishte humbur ndeshjen e parë me rezultat 3-0, por ka arritur të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Ndeshja ka nisur me presion të madh nga vendasit, të cilët kanë krijuar disa raste të mira që në minutat e para.

Goli i parë ka ardhur pas rreth tridhjetë minutash lojë, kur Gonçalo Inacio ka shënuar me kokë pas një goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë, Pedro Gonçalves ka realizuar për 2-0, duke rikthyer shpresat e Sporting për kualifikim. Më pas, një penallti e fituar pas ndërhyrjes së VAR është shndërruae në gol nga Luis Suarez, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Në vazhdime, Maximiliano Araujo ka shënuar golin vendimtar për përmbysjen, ndërsa Rafael Nel e ka vulosur fitoren me golin e pestë.

Kjo është hera e parë që Sporting përmbys një disavantazh prej tri golave në një garë evropiane që nga sezoni 1963/64. Ndërkohë, FK Bodo/Glimt e ka humbur shansin për të qenë skuadra e parë norvegjeze që arrin në çerekfinale të Champions League pas gati tre dekadash.

Sporting bëhet një nga skuadrat e rralla që realizojnë përmbysje të tilla historike, duke kujtuar edhe rikthimin e famshëm të Liverpool ndaj Barcelonës në vitin 2019.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit