Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në Alsergrund të Vjenës.
Një ndërhyrje e madhe emergjente është duke u zhvilluar aktualisht në Porzellangasse. Sipas raportimeve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.
Aktualisht dyshohet se 4 persona kanë mbetur të vdekur e disa të lënduar.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi.
Zjarrfikësit po bëjnë maksimumin për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Policia e Vjenës po përdor platformën e mediave sociale X për të informuar publikun për detaje shtesë.









