Kurti “nuhat” zgjedhjet, mban takim me drejtuesit të qendrave në Kosovë dhe mërgatë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe kryeministër, ndonëse s’po i sheh si opsion zgjedhjet, përgatitjet për to siç duket ka filluar t’i bëjë.


Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Kurti ka mbajtur takim me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe diasporë, ku thuhet se u diskutua për “situatën politike në vend”.

“Në takimin me drejtuesit e Qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në Qendra, u diskutua për situatën politike në vend dhe me theks të veçantë edhe për çështje organizative që ndërlidhen me përditshmërinë e punës së strukturave tona organizative”, thuhet në njoftimin e LVV’së.


“Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetësëve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese”, vijon më tej njoftimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit