spot_img
spot_img
Tuesday, March 17, 2026
spot_img
spot_img

Joseph: Kriza në Kosovë po i jep një “dhuratë” Serbisë!

Ish-zyrtari amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph, e ka përshkruar situatën aktuale politike në Kosovë si “katastrofë”, duke paralajmëruar se kriza e brendshme po dëmton stabilitetin institucional dhe pozicionin ndërkombëtar të vendit.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Joseph tha se vendi po përballet me një krizë politike që, sipas tij, është krijuar artificialisht. Ai argumentoi se rezultati zgjedhor ka qenë i qartë dhe i ka dhënë përgjegjësinë kryeministrit Albin Kurti për të udhëhequr proceset institucionale dhe për të formuar plotësisht qeverinë.

Sipas Joseph, kryeministri ka pasur gjithashtu detyrimin kushtetues për të çuar përpara procesin e zgjedhjes së presidentit, por ai vlerëson se kjo përgjegjësi nuk është përmbushur. Ai paralajmëroi se një situatë e tillë mund të krijojë vakuum institucional dhe të ketë pasoja serioze si në politikën e brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Joseph, ish-zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njohës i rajonit me përvojë shumëvjeçare në Ballkan, theksoi se situata është veçanërisht e ndjeshme duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë dhe faktin që Kosova ende nuk njihet nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai përmendi edhe kontradikta në mesazhet politike që vijnë nga institucionet dhe përfaqësuesit politikë në Kosovë. Sipas tij, ndërsa autoritetet deklarojnë synimin për anëtarësim në NATO, disa deklarata politike ndaj partnerëve ndërkombëtarë krijojnë tensione të panevojshme.

Joseph paralajmëroi se kaosi politik në Kosovë mund t’i shërbejë drejtpërdrejt Serbisë në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, një situatë e tillë i jep mundësi Beogradit të argumentojë se Kosova nuk funksionon si shtet.

Ai shtoi se polarizimi politik dhe mungesa e kompromisit e bëjnë të vështirë avancimin e reformave dhe procesin e integrimit euroatlantik.

Sipas Joseph, për një vend që përballet me një fqinj armiqësor dhe që ende nuk ka njohje të plotë ndërkombëtare, stabiliteti politik dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara janë thelbësore. Ai theksoi se një zgjidhje për të shmangur krizën mund të ishte vazhdimi i mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, duke vlerësuar marrëdhëniet e saj me administratën amerikane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit