Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur mëngjesin e së hënës në Gjakovë.
I plagosuri si shkak i këtij incidenti është Edi Mehmeti, rreth moshës 29-vjeçare, i cili po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
I vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në vendngjarje ka mbetur Rasim Binakaj.
Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit Nexhdet Zymberaj, pronar i një lokali në “Çarshinë e Vjetër”. Sipas policisë, ky i fundit dyshohet se shtiu në drejtim të klientëve të tij, Binakaj dhe Mehmeti.
Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se kanë identifikuar të dyshuarin dhe se janë në kërkim të tij.









