spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

Ky është i plagosuri nga të shtënat me armë në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Gjakovë përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

I plagosuri në këtë rast është Edi Mehmeti (29-vjeçar), i cili ka pësuar plagë në kraharor nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas stafit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur Rasim Binakaj (38-vjeçar), ndërsa për rastin po kërkohet Nexhdet Zymberaj, pronari i lokalit “My Place”, i cili dyshohet se është përfshirë në incident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit