spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

Dega e GUXO-s në Belgjikë pezullon aktivitetin politik

Vendimi vjen pas situatës politike në Kosovë dhe mosrizgjedhjes së Vjosa Osmani për president

Kryesia e Degës së Partia GUXO në Belgjikë ka vendosur njëzëri të pezullojë aktivitetin e saj politik deri në një vendim tjetër të ri.

Në një njoftim publik thuhet se vendimi është marrë pas një debati të hapur dhe transparent të zhvilluar brenda kryesisë së degës, ku janë shprehur lirshëm mendimet lidhur me situatën e krijuar politike në Kosovë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë nga kryesia e përbërë prej 13 anëtarësh, përfshirë kryetarin, nënkryetarët, anëtarët e tjerë të kryesisë si dhe tre kryetarët e nëndegëve.

Në arsyetimin e këtij vendimi përmendet situata e krijuar pas mosrizgjedhjes së Vjosa Osmani për presidente të Kosovës, si dhe vendimi i anëtarit të kryesisë qendrore dhe koordinatorit për degët jashtë Kosovës, Kujtim Hajdaj, për të pezulluar aktivitetin e tij politik në kuadër të Partia GUXO për një kohë të pacaktuar.

Kryesia e Degës së GUXO-s në Belgjikë ka bërë të ditur se pezullimi i aktivitetit do të zgjasë deri në një vendim të ri të tyre. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit