Lahi Brahimaj i AAK-së ia ka uruar ditëlindjen ish-bashkëluftëtarit të tij, Rexhep Selimit.
Brahimaj ka uruar që ditëlindjen tjetër, Selimi ta festojë në vendlindje.
Postimi i plotë:
Dhjetshi të 56-tën datlindje e festofsh me më të dashurit tuaj në vendlindje. Edhe shumë vite të tjera me shëndet, lumturi dhe mbarësi!
Me besim të plotë se ti, Rexhep Selimi, bashkë me bashkëluftëtarët tuaj do të ktheheni triumfalisht në Kosovë, me vendim të drejtë e të drejtësisë, ashtu siç jeni të pafajshëm.










