Janša i dërgon letër urimi Kurtit për mandatin e ri, Sllovenia premton mbështetje për integrimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša.

Në letrën e tij, Janša ka shprehur besimin se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, ka shkruar Janša.


Në letrën e tij, kryeministri i Sllovenisë ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme për përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit