spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Eksperti i teknologjisë përdor ChatGPT dhe AI për të krijuar vaksinën kundër kancerit për qenin e tij – mjekët mbeten pa fjalë

Një histori sa prekëse aq edhe revolucionare po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Paul Conyngham, një ekspert i Inteligjencës Artificiale, nuk u dorëzua kur mjekët i dhanë lajmin e hidhur se qeni i tij i dashur, Rosie, kishte vetëm pak muaj jetë për shkak të një tumori agresiv.

Në vend që të pajtohej me fatin, Conyngham vendosi të përdorte mjetin më të fuqishëm të kohës sonë: Inteligjencën Artificiale.

Si e “mposhti” kancerin përmes kodimit?

Sipas raportimeve nga The Australian, inxhinieri përdori ChatGPT dhe platformën AlphaFold (një program i avancuar i Google që parashikon strukturën e proteinave) për të analizuar gjenetikën e tumorit të qenit të tij.

Pasi dërgoi kampionët e ADN-së në laborator, ai përdori algoritmet e AI për të dizajnuar një vaksinë të personalizuar mRNA – e njëjta teknologji që u përdor për vaksinat kundër COVID-19 – por e përshtatur specifikisht për qelizat kancerogjene të qenit të tij.

Rezultati që habiti shkencëtarët

Ajo që filloi si një tentativë e dëshpëruar, rezultoi në një mrekulli mjekësore. Pas administrimit të vaksinës së krijuar me ndihmën e AI, tumori i Rosie-t u zvogëlua me 50%, duke u dhënë shkencëtarëve dhe veterinerëve një leksion të ri mbi fuqinë e mjekësisë dixhitale.

“Kjo tregon se e ardhmja e mjekësisë nuk është vetëm në duart e mjekëve, por edhe në fuqinë e të dhënave dhe inteligjencës artificiale,” thuhet në artikull.

Një rrugë e re për mjekësinë

Edhe pse ky trajtim u bë në kushte specifike dhe me miratime të veçanta etike, rasti i Rosie-t po shihet si një pikë ktheye. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë vetëm hapja e derës për trajtime të ngjashme të personalizuara edhe për njerëzit në një të ardhme të afërt.

Historia e Paulit dhe qenit të tij Rosie mbetet dëshmia më e fortë se kur teknologjia takon dashurinë, asgjë nuk është e pamundur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit