Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po mashtron qytetarët duke lehtësuar funksionimin e strukturave paralele serbe në Kosovë.
OVL e UÇK-së e konsideron si “skandal politik dhe moral” deklarimin e Kurtit se strukturat paralele janë shuar, duke theksuar se ligji i ri për të huajt krijon mekanizma që u japin atyre rol në zbatimin e ligjeve të Kosovës.
Veteranët paralajmërojnë reagim të fortë ndaj çdo veprimi që, sipas tyre, cenon sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së dhe integritetin e shtetit.








