Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Ka shumë muaj që nuk kam qenë, por përgjigjen duhet të japin MPB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përgjigjen për kushtet në kampin policor “Kampi policor Enver Zymeri” në Mitrovicë duhet ta japin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës.


“Është e vërtetë që ka shumë muaj që nuk kam qenë në kampin Enver Zymeri, por përgjigjen e pyetjen e juaj duhet ta japë Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Policia e Kosovës. E nëse nuk e kanë bërë ose nuk e bëjnë, unë kujdesem që sot pasdite ta keni një përgjigje”, tha Kurti.

Edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sikurse shefi i tij, tha se për këtë duhet të flasin nga MPB.

“Nuk i kam pa pamjet, por prapë e përsëris, kjo është qysh e tha kryeministri, pyetje që duhet t’i bëhet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës edhe çfarëdo që të ketë nevojë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit