Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Administrata Tatimore po monitorojnë vazhdimisht tregun e derivateve të naftës.
Sot, çmimi i dizelit mbetet 1.44–1.54 €/litër dhe benzina 1.18–1.31 €/litër, pa ndryshim nga ditët e mëparshme. Autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta për parregullsitë në treg.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe të inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi.









