Pas ndeshjeve të para të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, UEFA ka publikuar ekipin më të mirë të javës në këtë garë elitarë të klubeve evropiane.
Në mesfushë dhe sulm spikasin yje si Julian Alvarez dhe Fede Valverde, të cilët dhanë kontribut të madh në ndeshjet e tyre.
Bayern Munich ka përfaqësim të dyfishtë me Josip Stanisic dhe Michael Olise, ndërsa klubet madrilene, Real Madrid dhe Atletico Madrid, si dhe Galatasaray, gjithashtu kanë nga dy lojtarë në formacionin më të mirë.
Portieri Thibaut Courtois zë vendin e tij të merituar në portë, ndërsa Andruch dhe Le Normand shquhen në qendër të mbrojtjes.









